hertz-hvitur_grunnur

jako

ao

wise

rafdis-logo

Albania

ÍR sport – eja dhe luaj...

 

Shoqata Sportive ÍR – Breiðholt – ofron:

  • Kërcim, atletikë, hendboll, basketboll, futboll, lojë me birila, ski, xhudo dhe taekwondo 
    Shkollë Sportive ÍR për fëmijë të moshave 3-6, Shkolla Sportive e Detyruar për fëmijët 6 vjeçarë; Aerobi për Femra, Grup Vrapimi dhe Aktivitete për të moshuarit
  • Sportet që ofrohen janë nga tre vjeç e lart
  • Oraret e praktikës mund të shihen në faqen e internetit të ÍR, www.irsida.is
  • Nuk kushton shumë që të praktikosh sportet pranë ÍR – dhe është edhe më lirë nëse përdor Kartën e Kohës së Lirë dhe rimbursimin multifunksional të ÍR
  • Prindërit janë të mirëpritur të marrin pjesë në aktivitetet argëtuese shoqërore


Dhuratë për aktivitetet e kohës së lirë

Frístundakortið [Karta për Kohën e Lirë] është dhuratë për të gjithë fëmijët mes moshave 6-18 vjeç. Kjo dhuratë mund të përdoret për të mbështetur financiarisht pagesat e praktikës për të gjitha llojet e aktiviteteve të argëtimit, siç janë lojërat sportive pranë ÍR. Për të përfituar dhuratën shkoni te Reykjavík Digital, http://rafraen.reykjavik.is. Informacioni mund të gjendet në polonisht/ anglisht / tailandisht. Qendra e shërbimit në Breiðholt, Álfabakki 12 tel: 411 1300, ju ndihmon me përfitimin e dhuratës nëse kërkohet, si dhe stafi i ÍR në numrin e telefonit 587 7090 dhe stafi në Qendrën e Asistencës me Telefon [Símaver] në Reykjavík tel. 411-1111.


Dhurata multifunksionale e ÍR

Dhurata multifunksionale e ÍR është rimbursim për të gjithë ata që praktikohen në më shumë se një fushë sporti me ÍR gjatë vitit shkollor. Shuma e kësaj dhurate është ISK 5,000 nëse pagesa e praktikës është paguar për dy fusha sporti, ISK 10,000 për tre fusha sporti, etj. Vini re që përfaqësuesit e pjesëmarrësve duhet të kërkojnë vetë përkrahje për rimbursimin. Informacion i mëtejshëm mund të merret nga çdo arkëtar i ÍR, irafgr@simnet.is ose në numrin e telefonit 587 7090.